Zuckerberg shet rreth 500 milionë dollarë aksione në Facebook

 

 

 

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, gjatë muajit shkurt ka shitur rreth 500 milionë dollarë aksione për të financuar investimet e tij filantropike në iniciativën Chan Zuckerberg.

Kjo lëvizje tij nuk hera e parë, sepse Zuckerberg kishte planifikuar prej kohësh të shiste aksionet e tij për të mbështetur organizatën e themeluar në dhjetor të 2015-së, ku deri më tani ai ka shitur 2.7 milionë aksione me vlerë 482.2 milionë dollarë, shkruan Telegrafi.

Ai në shtator tha se do të shiste diku mes 35 dhe 75 milionë aksione në 18 muajt e ardhshëm dhe me një përllogaritje e thjeshtë, ai pritet të shes plotë 13 miliardë dollarë.

Miliarderi i Luginës së Silikonit ka premtuar të dhurojë 99 për qind të aksioneve të tij në Facebook në Iniciativën Chan Zuckerberg, të cilat vlenin 45 miliardë dollarë kur u themelua fondacioni. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi