“Zoti na e shtoftë durimin, por nuk do ta lëmë pa marrë hakun e vogëlushit tonë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i shprehu ngushëllime familjes së foshnjës nëntëmuajshe Muhammed Omar, i cili ra dëshmor në juglindje të Turqisë nga një sulm ndërkufitar me mortajë nga organizata terroriste YPG/PKK.

“Zoti na e shtoftë durimin! Ne nuk do ta lëmë gjakun e vogëlushit tonë të shkojë kot”, tha Erdogan gjatë një bisede telefonike me familjen e foshnjës.

Foshnja nëntëmuajshe humbi jetën pasi grupi terrorist PKK/YPG qëlloi me predha dhe raketa nga Siria drejt provincës juglindore turke Şanlıurfa të enjten.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Juventusi, një stol 280 mln eurosh

Trajneri i Juventusit ka një lloj “alkimie” me “pankinat e arta”, duke fituar plot 4 herë trofeun individual në futbollin italian, madje me 3...

A jeni gati për emojit e reja të APple?

Apple dëshiron që emojit e saj të jetë më përfshirës. Gjiganti teknologjik ka propozuar shtimin e 13 emoji-ve të rinj që përfaqësojnë njerëzit me aftësi...

Elbasan, përplasen 2 automjete pranë Metalurgjisë

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e sotëm pranë zonës Metalurgjisë në Elbasan. Mësohet se mjeti me targa AA 864 NB është përplasur me...

Së fundi

FITER BAJRAMI 2020

https://youtu.be/xjrLhbj2S2g

Spanja nga korriku hap dyert për turistët e huaj

Duke nisur nga korriku, Spanja do të hapë hap dyert turistëve të huaj. Ky fakt është bërë i ditur nga ministrja spanjolle e turizmit,...

Itali, rihapen pishinat dhe ambientet sportive, lehtësimi i masave vazhdon

Sporti individual merr fund, në shtëpi apo jashtë… Pishinat, sallat e gjimnastikës dhe klubet e fitnesit do të rihapen sot në Itali duke shënuar...