Zjarret në Kaliforni, evakuohen mbi 21 mijë persona

 

 Për shkak të zjarreve pyjore që vazhdojnë në shtetin e Kalifornisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë evakuuar mbi 21 mijë persona.

Sipas lajmit të BBC, për shkak të flakëve që kanë ndikuar rajonet Orange County dhe Lake Elsinore është dhënë udhëzim për evakuimin e mbi 21 mijë personave.

Forrest Clark për të cilin dyshohet se shkaktoi zjarrin që shkatërroi një sipërfaqe prej 77 kilometra katrorë në zonën pyjore në veri të qytetit San Digeo, të martën u nxorr në gjykatë.

Zyrtarët pretenduan se Clark ka shkaktuar zjarrin për shkak të armiqësisë që ka pasur ai me fqinjët që shumë vite.

Gjithashtu është bërë e ditur se 10 për qind e zjarrit është marrë nën kontroll.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi