Zjarr në nënstacionin e Krahësit, pa energji 1500 abonentë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot nënstacionin e Krahësit në Tepelenë. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se si pasojë e një lidhjeje të shkurtër në rrjet është djegur edhe transformatori. Të paktën 1500 abonentë të kësaj zone raportohet të kenë mbetur pa energji për 24 orë. Forcat e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.

Mendohet që nesër pasdite të bëhet ndërrimi i transformatorit. Specialistët e OSHEE ndodhen në terren.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi