Zijadin Sela kryetar Absolut i Aleancës për Shqiptarët

 

 

Me 606 vota pro dhe 1 kundër, në kongresin e parë të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është rizgjedhur kryetar i kësaj partie. Sipas statutit të partisë, për Ziadin Selën, ky është mandati i dytë dhe i fundit si kryetar partie. Gjatë fjalimit të tij para delegatëve të kongresit Sela adresoi një sërë kritikash mbi pushtetin aktual. Ai mes tjerash tha se prioritete e shqiptarëve, duke aluduar kështu në gjuhën shqipe, gjithnjë kanë ngelë në rend të dytë. Gjuha shqipe është kthimi i një të drejte që i takon këtij populli që i plotëson gjitha të drejtat jo për tu trajtuar si minoritet por si shumicë – tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Në kongresin e kesaj partie sotëm, nuk morën pjesë dega e Butelit e Aleancës, të cilët kanë akuzuar se, gjithçka është inskenuar paraprakisht për këtë kongres me qëllim që të ketë vetëm një kandidat për kryetar. Këto akuza u hodhën poshtë si të pabaza nga vetë kreu i Aleancës, Ziadin Sela.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi