ZVICER

Zhduket miliarderi gjerman në Alpet zvicerane

Spread the love

Autoritetet në Zvicër dhe Itali po kërkojnë miliarderin gjerman, Karl Erivan Haub, i cili u zhduk në Alpet në zonën ndërmjet dy shteteve nga e shtuna e kaluar.

Haub, i cili është pasardhësi i perandorisë së shitjes me pakicë të “Tengelman”, nuk u kthye nga ekskursioni i skijimit në Zermatt të Kantonit Valis.

Një zëdhënëse e “Tengelman” tha se nuk kishte lajme për 58-vjeçarin Haub.

Haub, i cili ka lindur në Uashington, dhe vëllai i tij e kanë udhëhequr kompaninë që nga viti 2000.

Mediat gjermane raportojnë se familja ka ofruar 25 mijë euro shpërblim nëse dikush ka ndonjë informacion për miliarderin e zhdukur./Albinfo.ch/

Related posts

1500 veta me “zinxhirë njerëzorë” protestojnë për të drejtat e fëmijëve

dritatv

Migrosi ofron kurse përgatitore për ata që duan pasaportën zvicerane

dritatv

Cassis apelon për zgjidhjen e konflikteve pa përdorim të dhunës

dritatv

Leave a Comment