Zhbllokohet KQZ-ja, të enjten betohen anëtarët e rinj!

Bllokimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve po i vjen fundi.

Presidenca ka njoftuar se pas përmbyljjes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.

“Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ishte pikërisht presidenti i vendit, Hashim Thaçi ai që ishte akuzuar nga partitë opozitare se e ka bllokuar punën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Në lidhje me këtë madje ishte mbajtur edhe seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi