Zharrëza nuk shpëton nga ndotja, banorët: S’mbushemi dot me frymë

Zharrëza është një ndër zonat naftëmbajtëse me të mëdha në qarkun e Fierit, por përvec të mirave që sjell ari i zi, banorët ankohen për ndotjen e madhe të mjedisit shkaktuar sipas tyre nga kompania Albpetrol.

Banorët flasin për derdhje të vazhdueshme në pikën e dekantimit, ç’ka ka sjell edhe ndotjen e përroit, e për pasojë të gjithë zonës.

Edhe pse nuk pranojnë faktin që kompania Albpetrol ka kryer shkarkime, përfaqësues të saj thonë se teknologjia që përdoret në këtë pikë është e vjetër.

Grupet e Inspektoratit të Mjedisit nisën kontrollet në terren, ndërsa kreu i saj paralajmeroi masa të ashpra për përgjegjësit e ndotjes.

Edhe më herët banorët e kësaj zone kanë ngritur shqetësimin për ndotjen e mjedisit. Inspektorati Mjedisor, ka aplikuar edhe gjoba ndaj subjekteve shkaktare për ndotjen e lumit “Gjanicë” që nuk përmbushin kriteret për mbrojtjen e mjedisit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi