Zgjidhja e statusit të zjarrfikësve hyn në fazën e fundit

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti sot përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, me të cilët diskutoi për mundësitë e zgjidhjes së statusit të zjarrfikësve.

Ministri Gashi theksoi se është duke bërë përpjekje maksimale që brenda këtij viti të gjejë një zgjidhje sa i përket statusit të zjarrfikësve.

Ai tha se tashmë jemi në fazën e fundit të gjetjes së një zgjidhje optimale për zjarrfikësit, në mënyrë që krahas cilësisë së reagimit që kanë këta trupa, të kenë edhe statusin e tyre të pranueshëm.

Po ashtu ai vlerësoi profesionalizmin e zjarrfikësve në Kosovë, të cilët përkundër kushteve me të cilat veprojnë , të gjitha rasteve të paraqitura u janë përgjigjur me profesionalizëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi