Zgjedhjet në Ukrainë, Zelenskiy dhe Poroshenko garojnë në raundin e dytë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Ukrainës ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet presidenciale të cilat u mbajtën këtë fundjavë në vend. Në zgjedhjet presidenciale, do të garojnë në një raund të dytë më 21 prill komediani Vladimir Zelenskiy dhe presidenti aktual Petro Poroshenko.

Njoftohet se janë hapur plotësisht kutitë e votimit pas zgjedhjeve, ku pati një pjesëmarrje 63.53 për qind bashkë me votimet jashtë vendit.

Sipas rezultatateve, komediani Zelenskiy është renditur i pari me 30.24 për qind dhe Poroshenko i dyti me 15.95 për qind.

Kandidatët në fjalë janë ndjekur nga ish-kryeministrja Yuliya Timoshenko me 13.40 për qind, pro-rusi Yuriy Boyko me 11.67 për qind dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Anatoliy Gritsenko me 6.91 për qind.

Për shkak se asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë më shumë se 50 për qind, do të garojnë në një raund të dytë më 21 prill komediani Vladimir Zelenskiy dhe presidenti aktual Petro Poroshenko.

Edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Ukrainës, Tetiana Slipachuk, kishte deklaruar se në një raund të dytë do të garojnë Vladimir Zelenskiy dhe presidenti aktual Petro Poroshenko për shkak se asnjë nga kandidatët nuk ka mundur të marrë më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhje.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi