Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, partitë “mprehin shpatat”!

Maqedonia ka hyrë në një fazë parazgjedhore. Këshilli Qendror i LSDM-së, partisë së kryeministrit Zoran Zaev, sot pasdite duhet të vendosë për fillimin e procedurës për nominimin e kandidatëve presidencialë dhe për mundësinë që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryeministri Zoran Zaev kohë më parë deklaroi se debati për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare është i hapur, dhe se sot do të mbahet seancë e Këshillit Qendror të LSDM-së ku mund të sillet vendim, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që vendim të sillet edhe pas disa ditëve.

Nga ana tjetër, partia opozitare VMRO-DPMNE-ja opozitare ka theksuar edhe njëherë se LSDM është e frikësuar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se ajo nuk mund të jetë zgjidhje e problemeve të shtetit.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje Komitetit Qendror të LSDM-së që të mbledh forcat dhe siç thonë, të tregojë përgjegjësi ndaj shtetit dhe qytetarëve dhe të shpallin zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“LSDM nuk mund të ikë më shumë. Kaosi në të cilin e ka çuar Maqedoninë bëhet gjithnjë më i madh. LSDM nuk është zgjidhje për problemet në të cilat ndodhet Maqedonia, LDSM-ja është problemi”, thonë nga partia opozitare.
Partitë shqiptare në Maqedoni, gjithashtu, janë shprehura të gatshme për zgjedhje të parakohshme./KosovaPost
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi