Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë/ Kreu i partisë shqiptare BDI: Zgjidhja më e mirë, jemi gati

Kreu i partisë shqiptare BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka treguar se partia e tij është e gatshme për zgjedhjet e parakohshme të cilat i propozoi kryeministri Zaev pas mos-hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti ka deklaruar se i sheh zgjedhjet si zgjidhjen më të mirë të zhvillimeve pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve me BE-në. Ahmeti edhe një herë përsëriti kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat institucionale shtetërore.

“Zgjidhja më e mirë për vendin është të shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nuk do të doja të vendosemi si gjahtarë të fajeve sepse është e papranueshme të pranosh faj të pa bërë. Republika e Maqedonisë së Veriut është dëm kolateral i dallimeve që ka BE. Franca shfrytëzoi veton për arsye se BE është në kërkim të ndërtimit të situatave të reja për zgjerim dhe lideri i idesë është Franca. Me keqardhje e kanë prit të gjithë vendet më të mëdhenj të BE”, -ka thënë kreu i BDI, Ali Ahmeti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi