Zgjedhjet/”Administrata ishte nën terror”, OSBE/ODIHR “dush të ftohtë” spektrit politik

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit ka pasqyruar të gjitha problematika e hasura në zgjedhjet lokale, ku opozita nuk mori pjesë dhe Partia Socialiste fitoi  60 bashki nga 61 gjithsej.

Sipas OSBE/ODIHR, fushata zgjedhore ishte e padukshme, ndërsa thotë se maxhoranca është përqendruar më shumë në debatin politik për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje dhe rreth datës së zgjedhjeve duke anashkaluar sensin e garës dhe propozimin e programve në interesin publik.

“Fushata zgjedhore ishte e padukshme. Ajo u përqendruar më shumë në debatin politik për pjesëmarjen e opozitës në zgjedhje dhe rreth datës së zgjedhjeve”-thuhet mes tjerash në raport. ODIHR mori shqetësime nga qytetarët se duke votuar apo abstenuar ato potencialisht do ti ekspzonte ato ndaj ndëshkimit në komunitetin e tyre. Disa përshkruan kërcënime të drejtpërdrejta dhe shantazh për pushime nga puna apo heqjen e përfitimeve të ndihmës sociale.

Gjithashtu raporti thekson se punonjësit e administratës publike ishin nën presion të drejtpërdrejtë, ndërsa sipas ODIHR, ata u detyruan  të marrin pjesë në veprimtari politike gjatë dhe pas orarit të punës.

“-Punonjësit e administratës publike dhe ndërmarrjeve shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë dhe indirekt për t’u përfshirë në veprimtari politike gjatë dhe pas orarit të punës.

-Punësimi në sektorin publik varet nga përkatësia politike dhe kjo bie ndesh me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990”-thekson raporti.

Nga ana tjetër OSBE/ODIHR  ndalet edhe tek protestat e opozitës, ku thotë se veprimet e ndërmarra prej saj kanë qenë herë pas here të dhunshme.

“Protesta të vazhdueshme në Tiranë, të drejtuara nga PD, u zhvilluan duke filluar nga Shkurti dhe shpesh u shoqëruan me dhunë drejtuar institucioneve shtetërore, përfshirë zyrën e Kryeministrit”-thuhet mes tjerash.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi