Zgjedhje parlamentare në Korenë e Veriut

Sot qytetarët e Koresë së Veriut votojnë për zgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, në vendin komunist mbahen zgjedhjet për anëtarët e Kuvendit të Lartë Popullor prej 700 vendesh. Në votimin që filloi në ora 09.00 sipas kohës lokale, të drejtë vote kanë votuesit e moshës mbi 17 vjeç.

Agjencia zyrtare e Koresë së Veriut KCNA ka njoftuar se pjesëmarrja në votime deri në mesditë ka qenë 56.76 për qind ndërsa votimet do të mbyllen deri në orën 18:00 sipas kohës lokale.

Zgjedhjet e para parlamentare nën kryesimin e Kim Jong-un u mbajtën në mars 2014. Kandidatët në zgjedhjet që zhvillohen një herë në pesë vjet përcaktohen nga Partia e Punës Koreane dhe partitë e tjera të vogla të koalicionit që kanë vende në Parlament.

Bëhet e ditur se ka vetëm një kandidat të regjistruar për çdo zonë zgjedhore ndërsa Kim është kandidat në rajonin e Phenianit.

Sipas mediave lokale mësohet se në mesin e kandidatëve ka ushtarakë, intelektualë, fermerë dhe punëtorë të cilët mund të mbrojnë përpjekjet për zhvillim kombëtar të liderit verikorean Kim dhe për të mbrojtur ideologjinë dhe udhëheqjen e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi