Zeqa: Në Kosovë nuk ka institucion që i ka në rregull të gjitha hallkat e sistemit

Sipas analistit Florim Zeqa, transparenca dhe llogaridhënia janë kushte që përcaktojnë mirëqeverisjen dhe zbatimin e ligjit në secilin vend demokratik.

Por, sipas tij, përderisa të mungojë llogaridhënia dhe mosndëshkueshmëria as që bëhet fjalë për sundim të ligjit dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë, e të gjyqësorit në veçanti.”Sistemi qeverisës i vendit duhet të jetë bashkërendim i veprimeve të të gjitha institucioneve të pavarura.

Për mbarëvajtjen e sistemit të drejtësisë është e domosdoshme që të funksionojnë të gjitha hallkat e sistemit. Mjafton të mos funksionojë ose çalojë vetëm një hallkë e vetme për dështimin e sistemit në tërësi! Fatkeqësisht në Kosovë nuk ka institucion që i ka në rregull të gjitha hallkat e sistemit zinxhiror”, u shpreh ai.

“Në secilin segment të drejtësisë ka dëmtime, mirëpo dëmtimet më të ndjeshme janë në KGJK dhe KPK. Dëmtimeve nga faktori njeri nuk i shpë- toi as Shërbimi Policor i Kosovës (SHPKja, në të kaluarën e afërt institucioni më kredibil në vend), i cili i prish provat e prokurorisë dhe gjyqësorit! Raste të “humbjes” së provave kemi pasur në vazhdimësi në Policinë e Kosovës nga 2010-ta e këndej, madje edhe vjedhje të shumave enorme të parave të sekuestruara, drogës, arit, argjendit dhe asgjësim të dëshmive dhe provave materiale të rasteve më të rënda kriminale,…dhe për habi, askush deri më sot nuk i ka dhënë llogari askujt.

Në vend të llogaridhënies dhe ndëshkimit, bartësit e këtij institucioni janë avancuar në poste të larta, madje ndër më të lartat në vend”, potencoi ai.”

Nëse duam që të kemi shtet ligjor, duhet bërë që të ketë vërtet llogaridhënie në përputhje ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e vendit, në mënyrë që të ndëshkohen dhe të penalizohen madje edhe përjashtohen të gjithë ata gjyqtarë, prokurorë apo policë që i japin llogari politikës se inkriminuar dhe mafio-oligarkëve dhe jo ligjit e Kushtetutës së vendit”, theksoi Zeqa./Kosova Sot/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi