Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës dhe zyrtarë të tjera nga komuniteti farmaceutik, me të cilët diskutoi për vendimin për anulimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

E diskutimi me ta duket se e ka bërë Zemajn të kuptojë se ka gabuar me vendimin për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale, shkruan lajmi.net.

Ministri Zemaj ka vendosur të anulojë vendimin për shfuqizimin e këtij Udhëzimi Administrativ i cili kishte hyrë në fuqi në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Uran Ismaili i PDK-së.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ky Udhëzim Administrativ do të ndryshohet dhe plotësohet.

Zemaj dje është kritikuar ashpër për vendimin për shfuqizim të këtij UA. Mbetet të shihet ditët në vijim se çfarë do të ndodh lidhur me këtë.

Kjo është komunikata e plotë:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Armend Zemaj priti sot në takim përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës dhe zyrtarë të tjera nga komuniteti farmaceutik, me të cilët diskutoi për vendimin për anulimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Në këtë takim, Ministri Zemaj ka shpjeguar se anulimi i Udhëzimit Administrativ është bërë për shkak të pamundësisë së zbatimit të disa dispozitave të tij, të konstatuara nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas një diskutimi të gjatë rreth kësaj çështje, Ministri Zemaj, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për zbatimin e këtij udhëzimi, i cili praktikisht ka mbetur i pazbatuar qe disa muaj, ka ofruar disa opsione për të mundësuar vazhdimin e procesit dhe për ta bërë të zbatuar këtë udhëzim, në interes të rregullimit të treguat farmaceutik në Kosovë.

Pas këtij takimi, Ministri Zemaj ka anuluar vendimin e datës 04. 08. 2020, me të cilin është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe ka nxjerr vendim me të cilin ka obliguar Sekretarin e Përgjithshëm të MSh-së që të ndërmarr veprime për plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të qartë edhe në takimin e mbajtur me komunitetin farmaceutik, se vendimet e marra janë për shkak të pamundësisë së zbatimit të udhëzimit që do të plotësohet dhe kjo nuk ka të bëjë fare me interesa të tjera siç po provohet të interpretohet e keqpërdoret nga dikush.

Interpretimet me ngjyrime politike pas vendimit të Ministrit për kinse krijim të mundësive për rritje të çmimit të barnave nuk kanë asnjë bazë dhe janë thjesht një tendencë për të larguar vëmendjen nga fakti që udhëzimi i lartpërmendur, në formën si ishte, ishte i pazbatuar prej muajsh, për shkak të disa dispozitave që nuk i kishin adresuar drejt disa çështje që lidhen me çmimet e produkteve dhe pajisjeve medicinale.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Nga taksa te Rruga e Kombit e deri te mini-shengeni Ballkanik/ Lëvizja Vetëvendosje rendit 16 kërkesat për Bashkim Kombëtar

Më 28 nëntor, në ditën e Pavarësisë, Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të organizojë një marshim për...

Të paktën 45 të burgosur palestinezë do të fillojnë grevë urie

Të paktën 45 të burgosur palestinezë që vuajnë dënimin në burgun izraelit Ashkelon kanë vendosur të fillojnë grevë urie nga e diela, njoftojnë nga...

Tërheqje masive e qumështit për foshnjat nga frika e salmonelës

Skandali me qumështin për foshnja i cili ka goditur 30 shtete vazhdon të përhapet, pasi qumshtorja franceze Lactalis ka tërhequr miliona produkte në nivel...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...