Zelandë e Re, sulmuesi në xhamitë në Christchurch shpallet fajtor

“Supremacisti i bardhë” australian, i akuzuar për ekzekutimin e 51 besimtarëve muslimanë vitin e kaluar në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re ka pranuar fajësinë për të gjitha akuzat, njoftoi sot policia, (AA).

“Në Gjykatën e Lartë në Christchurch, Brenton Tuarant pranoi 51 akuzat për vrasje, 40 akuza për vrasje të mbetur në tentativë dhe një akuzë për përfshirje në veprim terrorist”, tha komisioneri i policisë, Mike Bush në një deklaratë.

29-vjeçari më parë kishte mohuar akuzat dhe ishte parashikuar të dilte në gjyq në qershor.

Ai nuk shfaqi emocione ndërsa u paraqit përmes video-lidhjes në gjykatë rreth orës 10:00 të mëngjesit sot sipas kohës lokale njoftoi Radio Zelanda e Re.

Sulmet me armë në xhaminë Al Noor dhe Qendrën Islamike të Linwood gjatë namazit të xhumasë më 15 mars 2019 shkaktuan tronditje në të gjithë botën.

Dy imamë të xhamive ishin të pranishëm në sallën e gjyqit si përfaqësues të viktimave.

“Derisa seanca dëgjimore e dënimit është ende në pritje, pranimi i sotëm i fajësisë është një moment historik i rëndësishëm për një nga ditët tona më të errëta”, thuhet në deklaratën e policisë.

Deklarata gjithashtu përmendi se dënimi nuk do të shqiptohet deri sa të bëhet e mundur që të gjithë viktimat që dëshirojnë të marrin pjesë në seancë ta bëjnë këtë.

“Për shkak të epidemisë Covid-19, kjo nuk do të jetë e mundur për një kohë. Prandaj, i pandehuri është dërguar më tej në paraburgim deri më 1 maj 2020, në të cilën kohë do të rishikohet gjendja, ku do të vendoset një datë e dënimit ose do të vazhdohet qëndrimi në paraburgim”, shtoi ajo.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Opozita siriane ka kapur të paktën 400 terroristë të DEASH-it

Ushtria opozitare siriane ka kapur të paktën 400 terroristë të DEASH-it gjatë përleshjeve me pjesëtarët e kësaj organizate, të cilët përmes korridorit që ua...

Ministri Shala nga Samiti i Ballkanit Perëndimor fton investitorët e huaj në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është duke marr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznań të Polonisë, duke e përfaqësuar Qeverinë...

Gjyqtari kërkon autograf nga Ozil, turko-gjermani nënshkruan mbi një karton të verdhë (video)

Pak momente para fillimit të ndeshjes miqësore në Kupën e Kampionëve Ndërkombëtare midis Arsenalit dhe PSG-së, pati një moment pak të çuditshëm. Para se lojtarët...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...