Zelandë e Re, një “përdhunues serial” punon në Parlament

Nënkryetarja e partisë opozitare në Zelandën e Re ka bërë thirrje për një hetim, pasi kreu i Kuvendit deklaroi se një përdhunues punonte në administratën e Parlamentin.

Pas publikimit të raportit të shqyrtimit për bullizëm dhe ngacmime në Parlament, kryeparlamentari Trevor Mallard tha se ekzistojnë 3 pretendime për “sulme serioze seksuale” që shkojnë deri te përdhunimi.

Duke folur për një radio lokale këtë të mërkurë, Mallard tha se përshtypja e krijuar nga raporti ishte ajo se, një person është përfshirë në 3 incidente të kësaj natyre dhe se, me të gjitha gjasat, vijon punën në Parlament.

Paula Bennett

“Jemi duke folur për sulme serioze seksuale. Sigurisht, për mua mund të quhet edhe përdhunim, – tha Mallard. – Nëse e lexon me kujdes raportin, besoj se personi është ende aty mes nesh”.

Në reagim ndaj këtij zbulimi, nënkryetarja e Partisë Kombëtare, Paula Bennett kërkoi nga Mallard që të sqarojë komentet e bëra. Ajo tha gjithashtu se, nëse policia nuk ndërhyn në këtë rast, atëherë do të jepej përshtypja e “fshehjes së një krimineli”.

“Janë me dhjetëra njerëz në këtë ndërtesë (Parlament) që kërkojnë përgjigje”. Sipas saj, është “detyrë përkujdesjeje” si për kreun e Kuvendit, ashtu dhe për autorin e raportit Debbie Francis, që të njoftonin dhe përfshinin policinë, nëse ekziston një shkelës i njohur i ligjeve apo autor i një krimi.

Zv.kryeministri Winston Peters tha se personi në fjalë, një mashkull, nuk besohet të jetë deputet.

Raporti për bullizëm dhe ngacmime zbuloi se 50 persona janë ankuar për prekje të padëshirueshme dhe 54 persona kanë raportuar avancime të padëshirueshme seksuale, ndërsa ka edhe 14 raportime për sulme seksuale, 11 prej të cilave janë bërë nga pjesëtarë të stafit aktual.

E pyetur nëse Parlamenti ishte një “zonë e sigurtë” për gratë, Bennett tha se “me sa duket, sot nuk është më i tillë”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kalin: Tërheqja e njëanshme e SHBA-së do të shkaktojë konflikte të reja

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga marrëveshja bërthamore me Iranin do të...

Parisi nën masa të rrepta policie, në Francë nuk luhet vetëm futboll por bëhet edhe politike

Në mbrëmjen e sotme të kualifikueseve një takim i nxehtë parashikohet të jetë ai mes Francës dhe...

Dy karafila në ditë bëjnë çudinë për organizmin e njeriut

Karafilat janë erëzat më popullore në botë. Pos se janë të shijshëm, njihen edhe për efektin e tyre shërues. Forcojnë sistemin imun Karafili është një nga...

Së fundi

Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës: E papranueshme lejimi i martesave i të njëjtës gjini .

Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës thotë se është e shqetësuar për lajmin për projektin e kodit civil të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë...

COVID: Mbi 12 milionë raste në shkallë globale

Pandemia e koronavirusit ka shënuar një rekord të ri: 12 milionë të infektuar gjithësej në shkallë globale, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins. SHBA kryesojnë...

Tokio me rekorde të rasteve të reja të infeksionit te moshat e reja

Tokio për të dytën ditë radhazi ka regjistruar më shumë se 200 raste të reja infeksioni. Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit në vend...