Zelandë e Re, lehtësime vizash për familjarët e viktimave të sulmit terrorist

Pas sulmeve terroriste në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku më 15 mars gjatë namazit të xhumasë u vranë së paku 50 persona, autoritetet në këtë vend kanë lehtësuar dhënien e lejeqëndrimit për të plagosurit dhe anëtarët e familjeve të viktimave.

Zyra për refugjatë e Zelandës së Re bëri të ditur se është formuar një kategori e veçantë për viza, që për viktimat e drejtpërdrejta të sulmit ose anëtarët më të afërt të familjarëve të tyre, sigurojnë leje për qëndrim të përhershëm.

Në faqen e internetit të zyrës në fjalë shpalosën informacione të detajuara për kategorinë e re të vizave, ndërsa për këtë lloj të vizës mund të aplikojnë tashmë prej nesër.

Në dy sulme të ndara terroriste gjatë namazit të xhumasë në dy xhami Noor dhe Linwood, në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, më 15 mars të këtij viti, u vranë së paku 50 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi