Zeka: Nisma drejt humnerës

Deputeti Milaim Zeka vazhdon kritikat për partinë e tij, NISMA Socialdemokrate.

Milaim Zeka, ka thënë se Nisma përmes së cilës siguroi ulëse në Parlament, është duke shkuar drejt humnerës.

Zeka, përmes një reagimi në rrjete sociale, ka kritikuar ashpër mbylljen e shkollës në fshatin Abri të Drenasit, përndryshe, vendlindja e deputetit Zeka.

Ai përmend mbylljen e shkollës në fshatin Abri të komunës së Drenasit, ku thotë se mbyllja e saj është sinonim i NISMA’s që mban Ministrinë e Arsimit.

Përmend zëvendësministrin nga radhët e NISMA’s, Isa Xhemajlajn (megjithëse në shkrimin e tij, jo me emër, por kjo kuptohet), që sic thotë Zeka ‘në vend se ta ngris zërin për mbrojtjen e shkollës”, Zeka thotë se ai ‘shpërndan rren anë Facebook në mbrojtje të shefave të tij”,

Për këtë gjë, sipas Zekës, partia e Fatmir Limajt, është duke shkuar drejt humnerës, pasi që sic tha ai “NISMA është strehë e zhvatjes dhe përfitimit personal”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi