Zbulohet simboli që do ketë kartmonedha më e re!

Banka e Shqipërisë, ka prezantuar përpara Këshillit Mbikëqyrës, raportin për 6 mujorin e parë të 2018-ës. Sipas raportit, sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm dhe pozitiv.

Në mbledhje u vendos që shumë shpejtë do të qarkullojë në treg kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe.

Kjo është diskutuar edhe më herët në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të dhjetorit të vitit 2017, Banka e Shqipërisë miratoi edhe tematikën e kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10.000 lekë.

Kartëmonedha do të ketë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si “Himni i Flamurit”: “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.

Krahas simboleve të kartëmonedhës, u miratuan edhe përmasat e saj./korrieri.com.al/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi