BALLKANI

Zbulohet se kush ishin serbët që rrahën brutalisht dy kosovarët (Foto)

Spread the love

Autoritetet e sigurisë në Serbi kanë arrestuar huliganët serbë që rrahën brutalisht dy kosovarët pasi të njëjtit flisnin shqip në rrugët e Novi Sadit.

Indeksonline mëson se në mesin e të arrestuarve janë V. Radiq (22 vjeçar) dhe D. Radiq (23 vjeçar)

 

(Foto. D.Radiq)

Ndryshe, për sulmin ndaj kosovarëve është deklaruar edhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq.

“Pas një hetimi intensiv një disa shtigje, ka identifikuar të gjithë sulmuesit që rrahën dy të rinj dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale. Janë gjetur edhe rrobat që i kishin të veshura të dyshuarit të dielën në mëngjes me rastin e sulmit, që është e rëndësishme për vazhdim të hetimeve”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se njëri nga të sulmuarit, Çlirim Maloku, 19 vjeçar, gjendet në spitalin ku edhe ka kryer një operacion në kokë./Kosova Post/

Related posts

Mali i Zi dëbon një diplomat rus

dritatv

Vuçiç: Janë të rrezikshme deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës për Trepçën dhe bashkimin e Mitrovicës

dritatv

Gruevski shpallet kryetar nderi i OBRM-PDUKM-së

dritatv

Leave a Comment