Zbulohet paketa amerikane për Kosovën, Daçiç: është “mere ose lëre”!

SHBA i ka lënë Aleksandër Vuçiçit një “kuti” me ofertën për Kosovën: “mere të gjithën ose lërë, pa ‘por’, dhe ‘si’”.

E ka pranuar këtë vetë numri dy i qeverisë Serbe, Ivica Daçiç, i cili është edhe njeriu kryesor i Moskës në Beograd.

Paketa amerikane për Beogradin përfshin një mbështetje për hyrjen në BE, një ndihmë financiare që shkon deri në 1 miliard dollarë, ndërkohë për Kosovën i ka çuar hartën aktuale centimetër për centimetër, pa lëvizur asnjë milimetër të kufirit.

Pra nuk do të ketë ndarje të Kosovës. E tha Daçiç në një intervistë për agjencinë serbe Beta: “Fuqitë e mëdha nuk pranojnë ndarjen e Kosovës. Ata mendojnë se çështja është mbyllur me pavarësinë që në vitin 2008”.

Ish-ministri i jashtëm serb Vu Jeremiç, i cili është njëkohësisht dhe drejtues i Partisë Popullore në opozitë, ka akuzuar Aleksandër Vuçiçin se ka ofruar Preshevën në këmbim të Veriut të Kosovës.

Por Daçiç nuk pranoi të komentojë këtë çështje, duke thënë se “jemi në diskutime për zgjidhjen përfundimtare”.

Nga kjo përgjigje del qartë se plani i shkëmbimit të territorit paska qenë i Beogradit, por Uashingtoni nuk ka pranuar as ta diskutojë.

Kjo, ngaqë SHBA e quan të mbyllur me “Planin Ahtisari” dhe pranimin e pavarësisë këtë çështje. Uashingtoni nuk ka pranuar negocime dhe ja ka bërë të ditur edhe Moskës këtë gjë.

Rusia e ka pranuar në heshtje, nëse gjithashtu Perëndimi pranon pushtimin e Krimesë në heshtje.

Këto ditë mbërrijnë në Beograd ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Francës, të cilët do të ndihmojnë Vuçiçin që të mos ketë kundër opinionin publik serb. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi