“Zbulohet” fituesi i Topit të Artë

“Transfermarkt”, portali i njohur gjerman ka parashikuar fundin e dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në garën për Topin e Artë.

Sipas “Transfermarkt”, do të jetë lojtari i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric, që do të fitojë Topin e Artë për vitin 2018. Triumfi i Modric, do të shënonte fundin e një dominimi të madh të Messit dhe Ronaldos, që në dhjetë vitet e fundit kanë fituar nga pesë herë këtë trofe.

Çmimi i Topit të Artë këtë vit do të jepet më 3 dhjetor, dhe në treshen finalen priten të jenë Luka Modric, Kylian Mbappe dhe Rapahel Varane.

Kujtojmë se tashmë Modric e ka mposhtur Ronaldon në garën për “The Best”, që jepet nga FIFA për lojtarin më të mirë në botë./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi