Zbulohen kërkesat e FSHF, ja çfarë do i kërkohet Ramës!

Futbolli duhet të rikthehet në normalitetin e tij! Topi duhet të nisë të rrotullohet për mijërat e tifozëve anembanë vendit, për investimet e skuadrave, për lojrarët, gjyqtarët madje dhe zyrtarët. Ndaj, që çdo gjë të bëhet funksionale, që normaliteti të mos cënohet më, duhet arritur në një marrëveshje për të mirën e të gjithëve.

Vullneti është. Kjo u kuptua dje pas takimit mes kreut të qeverisë Rama dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, një takim që u zhvillua në kryeministri dhe ditën e hënë do të pasohet nga një tjetër, më i rëndësishëm dhe që synon të vendosë pikat mbi “i”.

Federata do t’i parashtrojë tre kërkesa kryeministrit Rama, në një takim të nivelit të lartë ku ndër të tjera do të jetë prezente dhe ministria e linjës, ajo e Sportit, përfaqësuar nga ministrja Besa Shahini, por edhe Policia e Shtetit, me Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu.

Ballkanëeb mëson ekskluzivisht tre pikat që federata do t’i kërkojë kreut të qeverisë. Pika e parë ka të bëjë me ndryshimin e ligjit të sponzorizimeve, ku futbolli të ketë përfimite nga taksat. Pika e dytë ka të bëjë me ndryshimin e kodit penal, shkeljet ne stadium, invadimin i fushës etj, të cilat tashmë duhet të ndiqet edhe penalisht për të minimizuar aktet e dhunës. Dhe pika e tretë është edhe ajo më e debatuara kohët e fundit, rishikimi i ligjit të sportit dhe rikthimi i policisë në stadiume.

Natyrisht që pikat do të diskutohen, por burime si nga Federata Shqiptare e Futbollit, ashtu edhe nga Kryeministria, bëjnë me dije se që ditën e hënë pritet një akord, i cili do të lejojë më në fund që të shkelmohet topi nga mesi i fushës që në ndeshjet e së mërkurës për Kupën e Shqipërisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi