Zbardhet takimi/ Nga masat e marra kundër COVID-19 tek përballimi i situatës ekonomike, çfarë diskutuan Meta-Rama-Basha në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta u zhvillua sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nëpërmjet një video-konference, ku kryefjalë e tryezën së zhvilluar online ishte situata që po kalon vendi ynë për shkak të koronavirusit.

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përmes nje njoftimi drejtuar mediave, institucioni i Presidencës ka zbardhur takimin në fjalë.

Çështjet e diskutuara ishin:

Masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19;

Përballimin e situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19;

Masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tyre, kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e qeverisë informuan për masat e marra dhe për skenarët që do të duhet të përballohen në varësi të zhvillimit të situatës. Ndërkohë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi shprehu gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë. Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për të përballuar këtë pandemi dhe pasojat ekonomike e sociale.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë situatë të vështirë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë. Presidenti Meta shprehu besimin se në këtë frymë uniteti, gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi do ta përballojë me sukses këtë situatë të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën, në interesin me të mirë të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Konvergjencë”, ekspozita e artistëve të artit modern

Konvergjencë është ekspozita që bën bashkë një numër të konsiderueshëm artistësh shqiptarë në Panairin e Artit Bashkëkohor në Selanik. Megjithëse ka shumë ndasi në...

Erdogan: Do të presim një kohë të caktuar për operacionin në lindje të Eufratit

Turqia do të presë për operacionin antiterrorist në lindje të lumit Eufratit në veri të Sirisë, tha presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan. "Biseda telefonike...

Universiteti i Harvardit: Vaji i kokosit “helm i pastër”

Vaji i kokosit është ofruar si "super ushqyes" gjatë viteve të fundit, por Harvardi, një nga universitetet më prestigjioze në botë, ka pësuar një...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...