Zbardhet dosja e Prokurorisë: Pse pushuam pastrimin e parave për Lulzim Bashën, garancia që kërkoi Nik Muzin

“News24” zbardh të plotë dosjen penale ndaj shefit të opozitës, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të Partisë Demokratike, të cilët janë marrë zyrtarisht të pandehur për akuzën e falsifikimit të formularëve, përderisa nuk kanë deklaruar një shumë të majme parash të përdorur për lidhjen e kontratave të lobimit më Shtetet e Bashkuata të Amerikës.

Të premten Lulzim Basha deklaroi se u rrëzua 90 për qind e akuzës false, e prokurorisë së kontrolluar nga Edi Rama, ndërsa 10 përqindëshin tjetër do ta shkatërronin në gjykatë.

Kjo nisur nga fakti se prokuroria vendosi të pushojë akuzën më të rëndë, atë të pastrimit të parave dhe ti dërgojë për gjykim vetëm për falsifikim formularësh, një vendimmarrje kjo që shkaktoi përplasje të forta në grupin e tre prokurorëve, ku në finale njëri prej tyre refuzoi të firmoste përfundimin e hetimeve.

Por si e argumentojnë pushimin e akuzës së pastrimit të parave dy prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako?

Referuar dokumentit të prokurorisë rezulton se kompania e Nik Muzin kishte marrë tri pagesa në shumën e 650 mijë dollarëve për punën e bërë në favor të Partisë Demokratike. Njëra nga pagesat është kryer nga kompania ‘Biniata Trade’, e regjistruar në ishujt Belize, pas së cilës janë dy shtetas rus.

Prokurorët thonë se për të qenë përpara veprës penale të pastrimit të parave, duhet që një person të ketë kryer një vepër penale, nga e cila siguron të ardhura, të cilat më pas i vë në qarkullim, duke fshehur të ardhurat që burojnë nga krimi. Në kushtet kur nuk ka vepër penale, prej nga të rrjedhin të ardhura, prokurorët thonë se nuk qëndron vepra e pastrimit të parave.

Një tjetër argument që rendisin prokurorët është edhe kërkesa e lobistit Nik Muzin, bërë përpara autoriteteve amerikane, i cili pretendon garanci të plotë që nuk do të dënohet në Shqipëri dhe në këmbim shpreh dakordësinë të japë dëshminë e tij.

Prokurorët thonë se duke ngritur këtë akuzë, mund të bëheshin pengesë për marrjen e dëshmisë së Nik Muzin.

“Nga korrespondenca e bërë me autoritetet e ndjekjes penale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rezulton se shtetasi amerikan Nikolas Muzin ka vendosur që të flasë për këtë cështjes penale, pra lobimin e kryer. Autoritetet amerikane i kanë dhënë garanci sen nuk do të ndiqet penalisht ky shtetas në rast se jep deklarime për të zbardhur ngjarjen. Prokuroria amerikan ka komunikuar me prokurorinë ku përcjell kërkesën e Nikolas Muzin, për të mos [patur përgjegjësi penale në territorin e republikës së shqipërisë në këmbim të dhënies së dëshmisë së tij me cështjen objekt hetimi me qëllim zbardhjjen e plotë të ngjarjes”.

Prokurorët thonë se institucioni i ndjekës penale është i interesuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të mos u bërë pengesë për deklarimin e shtetasit amerikan Nikolas Muzin, vendosën të pushojnë akuzën, sikurse parashikohet nga Konveta e firmosur mes dy shteteve në 1933, respektivisht nga Mbretit Zog dhe presidenti Franklin D. Roosevelt.

Më tej ata argumentojnë se nuk ekziston vepra penale e pastrimit të parave, edhe për faktin se pagesat e kryera për të bërë takime dhe foto me zyrtarë të rëndësishëm të shtetit amerikan, janë një product, që nuk gjenerojnë të ardhura qërrjedhin nga vepra penale. në përfundim priokurorët thonë se është kompetencë ekskluzive e tyre për të ndryshuar apo saktëzuar akuzën deri në fazën e dhënies së konkluzioneve përfundimtare./ Balkanweb

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi