Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori në përfundim të seancës në KPA deklaroi se paraqiti sot edhe 10 dokumente të tjera të cilat janë marrë në shqyrtim nga Komisioneri Publik.
“Rreth të njëjtave argumente sillen faktet, krahas 23 dokumenteve sot paraqita edhe 10 të tjera. Shpresoj që Komisioneri Publik t’i marrë parasysh”,- tha Zaganjori.
I pyetur në lidhje me dy ekstradime të dy personave që rrezikojnë të lirohen për shkak se dosjet e tyre nuk po merren në shqyrtim nga Gjykata e Lartë, Zaganjori u shpeh se:
“Nuk i kam llogaritur afatet të them të drejtën por për këtë kam njoftuar edhe Kolegjin e Lartë. Zgjedhja e 4 anëtarëve të rinj do t’i jepte frymëmarrje gjykatës”,- tha ai.