Zaev-Pence: Marrëveshja me Greqinë tregon se vendi i afrohet botës së zhvilluar perëndimore

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, mbrëmë ka realizuar një bisedë telefonike me zv/presidentin e SHBA-ve, Mike Pence.

Siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë së Maqedonisë, zv/presidenti amerikan përgëzoi kryeministrin Zaev dhe homologun e tij grek, Alexis Tsipras, për demonstrimin e udhëheqjes me nënshkrimin e Marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit midis dy vendeve.

“Sipas zv/presidentit Pence, marrëveshja tregon një sinjal të qartë se Maqedonia po i afrohet botës së zhvilluar perëndimore, e cila do të verifikohet qartë në samitin e NATO-s në Bruksel javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Pence tha se ftesa për t’u bashkuar me NATO-n është një sinjal i qartë se rezultati pozitiv i referendumit do të thotë anëtarësim të plotë të Maqedonisë në NATO.

“Pence gjithashtu tha se SHBA-të kanë shprehur interes të përshihen dhe t’i mbështesin proceset progresive që pasojnë në periudhën e ardhshme në Maqedoni, veçanërisht për zbatimin e reformave dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes me Greqinë”, theksoi shërbimi për shtyp.

Sipas njoftimit, zv/presidenti Pence u uroi institucioneve të Maqedonisë negociata të suksesshme dhe dinamike për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), duke theksuar se miqësia mes Maqedonisë dhe SHBA-ve po thellohet dhe forcohet.

Më tej thuhet se kryeministri Zaev shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe që ka Maqedonia nga SHBA-të në mënyrë të vazhdueshme që nga koha e pavarësisë në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin, përkatësisht për integrimin në NATO dhe BE.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi