Zaev: Nuk kemi biseduar me PDSH-në, por mbetemi të hapur për bashkëpunim

PDSH-në nuk e ka ftuar askush që të jetë pjesë e Qeverisë, edhe përkundër deklarateve të kryeministrit Zoran Zaev se koalicioni që ai e udhëheq është i hapur për bashkëpunim me partitë tjera dhe deputetët e pakicës. Zaev paralajmëroi që së shpejti do të zgjidhen edhe emrat e rinj që do të udhëheqin me vendet vakante në Qeveri.

“Unë nuk kam biseduar me PDSH-në, që ajo te jetë pjesë e Qeverisë. Besoj që shumë shpejt do t’i bëjmë zgjidhjet kuadrovike për vendet e lira. Ende mbaj qëndrimin që koalicioni i deritanishëm mbetet i hapur për bashkëpunim me partitë tjera politike dhe individët në Kuvend. Më së shumti e rëndësishme është interesi nacional, reforma dhe prioritet e qytetarëve të RM-së”, deklaroi Zoran Zaev.

Nga Partia Demokratike Shqiptare vazhdojnë të heshtin, ndërsa sipas informatave jozyrtare, Menduh Thaçi kërkon së paku dy ministri për të t’iu bashkangjitur shumicës parlamentare. Nga Lëvizja Besa thonë se do shqyrtojnë të gjitha mundësitë eventuale për tu bërë pjesë e shumicës parlamentare në qoftë se bëhet fjalë për hapërimin e Maqedonisë drejtë anëtarësimit në NATO dhe në BE.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi