Zaev në takim me anëtarët e KSHZ-së: Të gjithë kemi përgjegjësi për referendumin

 

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot ka pritur në takim udhëheqësinë e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), me të cilët kanë diskutuar për referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë.

Zaevi në takim ka thënë se referendumi është detyrim i karakterit shtetëror, duke shtuar se gjitha institucionet janë të detyruara të bashkëpunojnë me KSHZ-në.

“Edhe Qeveria do të jetë në dispozicion në nivel parimor, në pajtim me ligjet, që të sigurojë realizim të nevojave ligjore të KSHZ-së dhe atë do ta bëjmë. Gjithë kemi përgjegjësi profesionale që të kryejmë detyrat tona”, tha mes tjerash Zaev.

Ndërsa kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski dhe anëtarët tjerë, thanë se janë duke punuar në mënyrë profesionale, duke kursyer mjetet dhe me përgjegjësi./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi