Zaev: Biznes idetë do t’i realizoni në një vend anëtar të NATO-s

Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe qendra për arsim joformal “Creative Hub” organizojnë samit ballkanik të ndërmarrësisë në Shkup.

Në hapjen solemne të samitit i pranishëm ishte një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ambasadorë, përfaqësues të odave ekonomike si dhe ndërmarrës nga më shumë vendë të rajonit dhe më gjerë.

Zaev tha se ekonomia është një sferë në të cilën më së shpejti vërehen pasojat e vendimeve politike, qofshin ato pozitive apo negative.

“Dua ta dini se biznes idetë tuaja sot, në fakt do të realizohen në një vend anëtar të NATO-s dhe vend që do t’i ketë filluar bisedimet për anëtarësim me BE-në. Kjo është një atmosferë krejtësisht e re për të gjithë ne, e veçanërisht për sektorin privat”, tha mes tjerash Zaev.

Sybille Suter Tejada, ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, ambasadë e cila mbështeteti këtë projekt, tha se Zvicra është radhitur si ekonomia më inovative për tetë vite me radhë.

“Ka shumë faktorë që kontribuojnë në inovacion, por një i veçantë, relevant për ngjarjen e sotme, janë të punësuarit me aftësi të larta. Është e rëndësishme të theksojmë se përfshirja e fuqishme e sektorit privat në arsim është thelbësore në prodhimin e fuqisë punëtore me aftësi të larta”, tha Tejada.

Ndërkohë, organizatorët informuan se në samit do të marrin pjesë mbi 30 ligjërues nga vende të huaja. Ata bënë me dije se do të organizohet edhe një panel investues ku do të diskutohet për mënyrat tradicionale dhe bashkëkohore të financimit.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Lavrov: Ankaraja ka shumë të drejtë lidhur me zonën e sigurtë në Siri

New York Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov lidhur me zonën e sigurtë që është planifikuar të formohet në veri të...

“Sistemi të diskutohet për zgjedhjet e 2021”, aleatët e opozitës të ndarë për financimin e partive

Opozita e Bashkuar është duke zhvilluar diskutime rreth versionit final të draftit për reformën zgjedhore, që pritet...

Super-grabitja në Rinas/ Zbulohen dy shuma të tjera parash, 5 mijë euro i gjenden Elton Piklit

Policia ka zbuluar dy shuma të tjera parash të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, më...

Së fundi

Siri, viktimat e sulmit kimik të regjimit të Asadit rrëfyen përjetimet e tyre

Dëshmitarët nga Idlibi i Sirisë, të cilët në ditën e djeshme përjetuan sulm me armë kimike nga regjimi i Bashar al Asadit, rrëfyen efektet...

Eksperti i BE: Serbët e dinin që Kosova do t’i bashkohej sistemit rregullues energjetik të Shqipërisë

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (KE) Janez Kopac tha se nënshkrimi i marrëveshjes në mes...

Basha takon banorët e dëmtuar nga tërmeti në Shënavlash të Durrësit: Kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Shënavlash të Durrësit ku u takua me banorët e prekur nga...