Yuri Kim tjetër mesazh : Të vazhdojë përpara pa marrë parsysh pengesat

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka qënë edhe sot aktive nëpërmjet disa postimeve në Tëitter në lidhje me vijueshmërinë e reformës në drejtësi.

Ajo ka zhvilluar takime me Komisionerët Publikë dhe me përfaqësues të Dhomës së Posaçme të Apelit, ndërsa ka deklaruar se Vettingu duhet të vazhdojë, pa marrë parasysh pengesat.

Deklaratat e saj vijnë një ditë nga apeli i fortë drejtuar forcave politike, që të stoponin lojërat dhe të vijonin me përmbylljen e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.

POSTIMET E SAJ NË TWITTER
“Takimi me Komisionerët Publikë në 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta mbajmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi!

“Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e njerëzve. Mbështes reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Integrimi i Ballkanit në BE sa më parë të jetë e mundur”

Përfundon në Tiranë Forumi i 7-të i Shoqërisë Civile për Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit kërkojnë që Ballkani Perëndimor të integrohet sa më parë në BE. “Parlamenti...

Vokshi: Rama i dha 101 mln euro kompanisë së Gjicit dhe Ndreut

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi përmes një deklaratë për media akuzon kryeministrin Edi Rama për dhënien e 101 milionë eurove për kompanitë e sigurimit të...

“Maqedonia dhe Greqia mund të merren vesh për një kompromis të qëndrueshëm”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev priti sot në një takim zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë përgjegjës për Evropën, Michael Roth, i...

Së fundi

Shkon në 5 milionë e 590 mijë numri i të infektuarve, mbi 347 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e...

Kosovë: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija, thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë marrë përforcime me zyrtarë...

Brazil: Numri i rasteve është rritur në 374.898, me 11.687 të infektuar të rinj të konfirmuar

Brazili konfirmoi 807 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me konfirmimin e...