YPG/PKK tregoi brutalitet në Afrin ndërsa ULS humanizëm

Fronti i Damaskut ka treguar një mësim humanizmi me ndihmat që ka dhënë në Afrin. Ky front është një nga komponentët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) luftëtarët e së cilës dy vite më parë, u vranë dhe më pas u ekspozuan mbi një maune në qendër të Afrinit nga organizata terroriste YPG/PKK.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe ULS-së vazhdojnë punimet e tyre të ndihmës humanitare për civilët në qendër të Afrinit i cili u pastrua nga terroristët në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Në këto punime merr pjesë në mënyrë aktive edhe Fronti i Damaskut i cili është një nga grupet e ULS-së i cili kryen detyrën në operacion.

Fronti i Damaskut në prill të vitit 2016 ndërmori një operacion në fshatin Ajn Dakne nën pushtimin e organziatës terroriste, ku si pasojë e përleshjeve humbi dhjetëra luftëtarë të tij. Organizata terroriste YPG/PKK më pas ekspozoi në qendër të Afrinit mbi pjesën e hapur të një mauneje trupet e pajetë të luftëtarëve të ULS-së.

Ndërkohë që edhe pak ditë bëhet dy vjetori nga kjo ngjarje, Fronti i Damaskut ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga ajo e organizatës terroriste duke shkuar në ndihmë të civilëve në qendër të Afrinit.

Një nga komandantët e grupit në Afrin, Abu Ahmet Nur në deklaratën për AA tha se “Anëtarët e PKK-së dy vite më parë masakruan shokët tanë dhe i ekspozuan trupat e tyre në mënyrë brutale këtu. Ata nuk treguan respekt as për trupat e pajetë të shokëve tanë. I ekspozuan trupat e tyre rrugë më rrugë. Por, ne nuk jemi si ata. Ne e respektojmë të vdekurin dhe nuk rendim pas hakmarrjes. Më e rëndësishmja është që banorët e Afrinit të jetojnë të qetë”.

Pasi ka vënë në dukje se YPG/PKK ka ushqyer urrejtje dhe armiqësi tek popullata e rajonit, Ebu Ahmet Nur, thotë se “Revolucioni ynë i cili nisi në vitin 2011 është një revulucion për liri, nder dhe humanizëm. Mesazhi ynë për botën është: ‘Ata sollën vdekjen ndërsa ne jetë‘. Urrejtjen e tyre do ta eliminojmë me humanizmin tonë. Errësirën e tyre do ta eliminojmë me dritën tonë”.

Ndërsa edhe Ebu Sulejman një nga komandantët e ULS-së i cili ka reaguar ndaj fushatës për njollosje nga terroristët e YPG/PKK-së ka thënë: “Ne nuk jemi nga ata që dëshirojnë të vrasin. Ne nuk jemi vrasës. Ne jemi ambasadorë të paqes”.

YPG/PKK-ja në shkurt të vitit 2016 pushtoi rajonin Tel Rifat. ULS humbi 80 luftëtarë të saj pasi në muajin prill kreu një operacion për të rimarrë fshatin Ajn Dakne në veri të rajonit Tel Rifat. Organizata terroriste ekspozoi mbi automjete trupat e pajetë të 60 anëtarëve të ULS-së në rrugët e Afrinit dhe pavarësisht iniciativave ajo nuk ua dorëzoi trupat familjarëve të tyre.

Trupat e pajetë të luftëtarëve të ULS-së iu dorëzuan familjarëve të tyre pasi u gjetën më 25 mars në fshatin e quajtur Sheshi i Vogël i cili u çlirua nga terroristët në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi