YPG/PKK sulmon civilët në Jerablus, raportohen të vrarë dhe të plagosur

Dy vetë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK ndaj një automobili civil, që kishte brenda gra e fëmijë, në nënprefekturën Jerablus, që ndodhet në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Terroristët e YPG/PKK, që kanë bërë strofkë në nënprefekturën Menbixh në perëndim të lumit Eufrat në Siri, sulmuan prej aty nënprefekturën Jerablus që ndodhet në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Automjeti i civilëve që vazhdonte rrugën në autostradën Gandura-Menbixh u sulmua nga terroristët me raketë antitank TOW. Si pasojë u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, njëri prej të cilëve ishte foshnje.  

Ushtria Kombëtare e Sirisë që pa shpërthimin si pasojë e sulmit shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nxori civilët nga automjeti.

Ndër ata që u nxorën ishte edhe një fëmijë 2 vjeç.

YPG/PKK merr shpesh herë në objektivë vendbanimet civile në rajonet veriore të Sirisë, kontrollin e të cilave e ka marrë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi