Yildirim: Po merren masat e duhura për sigurinë e zgjedhjeve

Qeveria për një muaj të tërë ka marrë masat e duhura që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen në atmosferë të qetë dhe të sigurtë, tha në një prononcim për Agjensinë Anadolli, kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim. 

Yildirim lidhur me sigurinë e zgjedhjeve tha se “Qytetarët tanë ta dinë këtë, por këtë ta dijë edhe zotëri Kiliçdaroglu (lideri i partisë opozitare CHP). Nuk është shumë e drejtë që në rend të vjen siguria e zgjedhjeve, ende pa u mbajtur zgjedhjet. Qeveria jonë për muaj të tërë ka marrë masat e duhura që zgjedhjet të mbahen në atmosferë të qetë dhe të sigurtë. Ministritë përkatëse po marrin të gjitha masat e duhura për të mos përjetuar ndonjë ngjarje negative si ndërprerje e energjisë elektrike apo ndonjë problem në transport”.

“Askush nuk ka të drejtë që të vë hije mbi zgjedhjet”

Kryeministri Yildirim duke folur për vëzhguesit e huaj tha se “Populli turk është votuesi i cili tregon në mënyrën më të mirë pjekurinë demokratike në zgjedhje. Nuk është ai që do të mësojë se si dhe në çfarë transparence do të zhvillohen zgjedhjet”. 

“Për fat të keq disa grupe të vëzhguesve po sillen si zëdhënës të strukturës politike margjinale dhe ne mendojmë se kjo nuk është korrekte. Mendojmë se kjo nënkupton ndërhyrje në zgjedhje në këtë apo në atë mënyrë. Askush nuk ka të drejtë që të vë hije apo të formojë pikëpyetje në zgjedhjet që do të mbahen në Turqi. Kjo nuk është e pranueshme dhe është padrejtësia më e madhe që mund t’i bëhet popullit turk”, tha Yildirim.

“Turqia është një shtet me demokraci të zhvilluar”

Duke vënë në dukje se vëzhguesit e huaj para zgjedhjeve kanë deklarata konfuze, Yildirim tha se “Kjo është ajo që duam t’u themi atyre – Ejani, nëse doni jo me 400 por me 800 persona, por vëzhgoni zgjedhjet si burra, mos bëni gabim si me ndërhyrjet në politikë. Turqia është një shtet me demokraci të zhvilluar, Turqia është një shtet i drejtësisë”.

“Edhe këtë proces do ta përfundojmë me sukses”

Në vijim kryeministri Yildirim rikujtoi se pronarët e vërtetë të zgjedhjeve janë Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve. Ai theksoi se Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) ka bërë përgatitjet e duhura në çdo vend të shtetit. 

“Kanë marrë masat për nga aspekti i tyre, mirëpo YSK në kuptimin e përgjithshëm nuk ka detyrë siç është ofrimi i sigurisë. Në rast të nevojës, edhe këto masa të sigurisë do të ofrohen nga policia dhe xhandarmëria. Duke i zhvilluar mirë zgjedhjet, edhe këtë proces do ta përfundojmë me sukses. Shteti ynë, pas kësaj në paqe dhe siguri do të vazhdojë me hapa të sigurtë në synimin e 2023-tës, në nivelin e qytetërimeve bashkëkohore të shënuara nga Mustafa Kemal Ataturk. E përshëndes gjithë popullin me respekt dhe dashuri, sidomos i lusë të gjithë që patjetër të dalin në votime”, tha Yildirim./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi