Yildirim kandidat i AK Partisë për Bashkinë e Stambollit

Presidenti i Turqisë, njëherësh edhe kreu i partisë në pushtet, AK Parti, Recep Tayyip Erdogan, ka shpalosur kandidatët e partisë për kryetar të Bashkisë së Stambollit si dhe kandidatët për bashkitë e distrikteve të Stambollit.

Duke folur në mbledhjen e partisë, në Stamboll, Erdogan, njoftoi se kryetari aktual i Parlamentit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Yildirim, është kandidat për kryetar i Bashkisë së Stambollit.

Erdogan gjithashtu njoftoi kandidatët për kryetarë të bashkive të 39 distrikteve të Stambollit.

Yildirim, korrikun e kaluar, ishte zgjidhur si kryeparlamentar i Turqisë. Ndërsa para sistemit presidencial ai ishte kryeministri i vendit.

Zgjedhjet lokale në Turqi janë planifikuar për 31 mars 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi