Yildirim: Civilët në Siri vriten prej 7 vitesh

Kryeministri turk, Binali Yildirim, deklaroi sot në Stamboll se disa vende mendojnë për njerëzimin vetëm kur bëhet fjalë për armët kimike, duke pyetur se ku ishin deri më sot, sepse civilët vriten në Siri prej shtatë vitesh.

“Në ditët e fundit, regjimi i poshtër në Siri me armë kimike vrau fëmijë, njerëz të pafajshëm, dhe papritmas, vendet që e shohin veten si ndërgjegje të njerëzimit, ngrenë zërin e tyre: Për shtatë vjet në Siri njerëzit janë vrarë, egërsia vazhdon, juve a kujtoheni për njerëzimin vetëm kur është fjala për armët kimike. Ku ishit deri më sot”, pyeti Yildirim. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi