Xhudistët kosovarë vizitojnë shtëpinë muze të Ukshin Hotit

Në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit janë duke qëndruar në vizitë ekipi i Përfaqësueses së Kosovës në xhudo.

Ata vizituan fillimisht shtëpinë muze të Ukshin Hotit që gjendet në këtë fshat, më pas vazhduan për në kompleksin memorial të të rënëve në luftën e fundit si dhe vizituan edhe gratë e Krushës të cilat merren me konzervimin e turshive.

Në këtë vizitë po marrin pjesë trajneri i xhudos, Driton Kuka, so dhe xhudistët Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Ata janë pritur nga një numër i madh i banorëve të fshatit Krushë e Madhe, të cilët kishin përgatitur edhe ushqim për mysafirët./KK

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi