SHQIPERIA

“Xhirot vjetore”, Rama batuta me bizneset: Keni fshehur numrat

Spread the love

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të ndërmarrjeve të cilat përfitojnë  nga ulja trefish e taksës është shprehur se nuk do t’iu duhet më të paguajnë njerëz për të fshehur numrat e xhirove të tyre, siç ka ndodhur më parë me rregullat e  taksimit.

Shefi i qeverisë shtoi se shumë biznese që kanë patur një xhiro nga 80-110 milionë lekë të vjetra kanë fshehur të ardhurat dhe kanë bërë deklarim të gënjeshtër. Mes tjerash Rama theksoi se është koha, që edhe punonjësit e këtyre ndërmarrjeve të përfitojnë rritje pagash pas masave të ndërmarra.

“80 mln lekë të vjetra dhe me ato që bëhen sikur të numërohen, sepse po të numëroheshin dilnit sipër. Në fakt e gjithë kjo fashë nga 80-110, është një fashë ku të gjithë i keni fsheh. Nuk keni pse të paguani njerëz se si të fshehin numrat. Atyre çunave do ua rrisësh rrogën? Ka potencial të madh punësimi me zanate të mirëfillta. Ne e presim me shumë interes këtë vit”, tha Rama.

Related posts

Shqipëria eksportoi në Kosovë 44.5 për qind më shumë në dhjetor 2018 sesa një vit më parë

dritatv

Pronat, taksat nga një prilli. Detyrimi do paguhet nga koha e hyrjes në fuqi

dritatv

Në rrugën e aksidenteve; Në hyrje të Elbasanit, asnjë mbikalim për këmbësorët

dritatv

Leave a Comment