Xhezair Teliti, profesori Kavajas!

Xhezair Teliti (17 shkurt 1948) ka lindur në Kavajë ku ka kryer edhe shkollën e mesme (1966) e më pas Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Matematikë (1971) Profesioni Matematikan, Profesor në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Ka kryer një sërë specjalizimesh në universitete jashtë vendit (Francë, Greqi, Itali) dhe një sërë kualifikimesh deri në gradën Profesor, 1994 (kandidat ishkencave 1983 – Docent 1990 – Doktor 1991).
Autor i shumë librave shkencorë që nga viti 1980. Ministër i Arsimit nga prilli i vitit 1993 deri në korrik të vitit 1996.
I dekoruar nga bashkia Kavajë me titullin “Mirnjohje” dhe në mars të vitit 2013 nga Presidenti Nishani me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e madh në lëmin e studimeve shkencore e të botimeve në fushën e matematikës si dhe për rolin e çmuar në mësimdhënie dhe në drejtim të arsimit të lartë shqiptar”.
Aktualisht Rektor në Shkollën e Lartë Private, kolegjin universitar “Logos”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi