Xhaxhai i simbolit të rezistencës së Kudsit thirrje që të lirohet nipi i tij

Reshat Al-Xhunejdi, xhaxhai i 16 vjeçarit Fevzi Al-Xhunejdi, i cili u bë simboli i rezistencës së Kudsit me fotografinë e tij me sytë e mbyllur i shoqëruar nga një numër i madh i ushtarëve izraelitë, ka treguar për Anadolu Agency (AA) gjërat që i kanë ndodhur nipit të tij.

Ai duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me atë se çfarë i ka ndodhur Fevziut, tha se nipi i tij është arrestuar nga ushtarët izraelitë pranë pikës së kontrollit ushtarak në vendbanimin hebre Kiryat Arba të qytetit të okupuar El-Halil gjatë ngjarjeve të ndodhur ditën e enjte. Ndërsa më pas Fevziu është dërguar në stacionin policor në vendbanimin hebre Gush Atziyon në afërsi të Bejtullahim.

Xhaxhai Xhunejdi, njoftoi se nipi i tij më pas është transferuar në burgun Ofer në perëndim të qytetit Ramallah dhe se vazhdon të mbahet atje.

Sot do të paraqitet në gjykatë

Reshat Al-Xhunejdi, i cili foli për AA para burgut Ofer ku mbahet nipi i tij, tha se “Fevziu duhej që dje të dilte në gjykatën ushtarake, por morëm informacione se është shtyrë për të hënën”.

Nëna dhe babai i tij janë shumë të sëmurë

Xhaxhai i të riut palestinez, i cili së pari është rrahur e pastaj është arrestuar me sy mbyllur, tha se nëna dhe babai i nipit të tij janë aq të sëmurë saqë nuk mund të folin para kamerës, prandaj ai është duke folur në vend të atyre.

Ai u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe autoriteteve palestineze për ndërhyrje urgjente që të lirohet nipi i tij.

Ka braktisur shkollën që të siguroj jetesën e familjes së tij

Xhaxhai thotë se Fevziu është djali më i madh i një familje me 7 fëmijë dhe i vetmi mashkull i cili siguron jetesën e familjes, tregoi se nipi i tij ka punuar në punë ditore.

“Fevziu nuk arriti të shkollohet. U detyrua që të braktis shkollën për të siguruar jetesën e familjes. Babai i tij është në shtrat për shkak të këmbës së djathtë të thyer, ndërsa nëna e tij është e sëmurë nga një sëmundje që nuk mund të shërohet (terminal illness)”, tha Resha Al-Xhunejdi.

Ndërkohë në lidhje me fotografinë e shkrepur nga fotoreporteri i AA-së, Visam el-Heshlemun, ku nipi i tij me sytë të mbyllur është duke u arrestuar nga 23 ushtarë izraelitë, ai thekson: “Njësi ushtarake e përbërë prej rreth 50 persona vendosën pritë për të kapur personat që hidhnin gurë në rajonin Bab ez-Zavije në qendër të El-Halil. Fevziu gjatë kalimit të tij prej atje ushtarët e kapën atë dhe filluan ta rrahin në mënyrë të fuqishme. Ushtarët e shkelën me këmbë djalin e vogël dhe më pas e arrestuan duke ia mbyllur sytë”.

Izraeli fëmijët i gjykon në gjykatë ushtarake

Ndërkohë, drejtori i Lëvizjes Botërore për Mbrojtjen e Fëmijëve në Palestinë, Halid Kazmar, në deklaratën për AA, tha se Izraeli në mënyrë sistematike ka rritur politikën e tij për arrestimin e fëmijëve palestinezë në Kuds dhe Bregun Perëndimor.

Ai duke theksuar se që nga fillimi i vitit rreth 700 fëmijë palestinezë janë nxjerrë në gjykata ushtarake izraelite, tha se “viti 2017 ishte skenë e arrestimit të qindra fëmijëve palestinezë nga forcat izraelite”.

“Arrestimi dhe ekspozmii ndaj torturës së fëmijëve palestinezë konsiderohet krim njerëzor sipas të drejtës ndërkombëtare”, tha Kazmar duke tërhequr vëmendjen në atë se Izraeli është shtet i vetëm që gjykon fëmijët në gjykata ushtarake./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi