Xhamia në maje të shkëmbit atraksion turistik

Në një lartësi mbidetare prej 3.200 metra në shkëmbin e quajtur Kirklar, xhamia tërheq besimtarët por edhe të apasionuarit pas natyrës, të cilët i bën të përjetojnë një atmosferë unike me mjegull të krijuar nga retë.

Në rajonin e gjelbëruar të Detit të Zi turistët joshen nga një xhami e vendosur në majë të një shkëmbi, e cila si e tillë ofron një pamje spektakolare.

E vendosur në mes të Bayburtit dhe Trabzonit, në një lartësi mbidetare prej 3.200 metra në shkëmbin e quajtur Kirklar, xhamia tërheq besimtarët por edhe të apasionuarit pas natyrës, të cilët i bën të përjetojnë një atmosferë unike me mjegull të krijuar nga retë.

Shumë njerëz vijnë këtu për të medituar dhe për tu gërshetuar me natyrën, duke ikur nga zhurma e qytetit dhe përditshmëria monotone.

Pas një ngjitjeje të madhe shkëmbore, vizitorët mund të shkruajnë përshtypjet e tyre në një fletore të vendosur brenda xhamisë.

“Ky vend krijon një ndjenjë përjetësie”, tha Nurten Balci, e cila rrëfen se kjo është hera e dytë që viziton këtë vend të veçantë.

“Padyshim, ky është një vend që patjetër duhet të vizitohet”, thotë Fatma Nur, e cila rrëfen se këtu ndjehet “jashtëzakonisht mirë”.

 “Kirklar” është një shprehje që përdoret për njerëzit e urtë të cilët kërkojnë dhe gjejnë zgjidhje për çështjet shoqërore, ndërkohë që pikërisht kjo xhami, viti i ndërtimit i të së cilës nuk dihet, besohet se ka paraqitur vendtubim për njerëzit e tillë./Kohaislame/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi