• Home
  • SHQIPERIA
  • Xhamia Kubelije, “shuhet” ëndrra për xhami të re, vetëm restaurim i saj
SHQIPERIA

Xhamia Kubelije, “shuhet” ëndrra për xhami të re, vetëm restaurim i saj

Spread the love

Besimtarë të shumtë në Kavajë kanë kohë që shpresojnë dhe ëndërrojnë për një xhami të re, të bukur dhe më të madhe, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet në këtë drejtim.

Prej disa ditësh ka nisur restaurimi i pjesshëm i Xhamisë më të madhe në Kavajë, Xhamisë Kubelije, duke shuar kështu shpresat e besimtarëve të shumtë për një xhami të re.

Procesi i restaurimit, i cili duhet thënë se është në përfundim e sipër, përfshin lyerjen e minares dhe vendosjen e një pllake metallike mbi kupolën e xhamisë.

Sigurisht që ky restaurim po kryhet për ti dhënë më shumë bukuri dhe hijeshi një ndër xhamive më të vjetra në shqipëri dhe simbolit të besimit muasliman në Kavajë.

Xhamia Kubelije është një ndër monumentet me vlera të jashtëzakonshme historike, kulturore dhe fetare në Kavajë.

/Drita tv/

Related posts

Organi i Vettingut, kërkesë për shtim stafi dhe ndryshim në klasifikimin e pagave

dritatv

I djeg kullotën 46-vjeçarit, arrestohet

dritatv

Padia e Ballës ndaj liderit të opozitës, kalon në Gjykatën e Tiranës

dritatv

Leave a Comment