SPORT

Xhaka: Jam i lumtur në Zvicër, nuk mund të luaj për Kosovën

Spread the love

Granit Xhaka ka thënë se është krenar me Përfaqësuesen e Kosovës, por edhe me atë të Shqipërisë.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, njëherësh edhe lojtar i gjigantit anglez, Arsenal, me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ka thënë se është krenar me Përfaqësuesen e Kosovës, por edhe me atë të Shqipërisë.

I pyetur nëse një ditë do t’i bashkëngjitet Kosovës, Xhaka ka thënë se për një veprim të tillë tashmë është vonë.

Thotë se është i lumtur në Kombëtaren e Zvicrës.

“Kosova dhe Shqipëria ka shumë lojtarë të mirë. Të dy ekipet na bëjnë krenar. Nuk është e mundur që të kthehem në Kombëtaren e Kosovës. Ajo kohë tashmë ka shkuar. I përkrahi të dyja por mbetem në Zvicër”, tha ai.

Vitin 2019 me Arsenalin, Xhaka po e vlerëson të suksesshëm. Thotë se pas pushimeve do to “përvilet punës”.

“Me Arsenalin ka qenë një vit i suksesshëm edhe pse nuk kemi mundur me u kualifikua për Ligën e Kampionëve. Jam i lumtur edhe me kombëtaren e Zvicrës dhe do të vazhdoj pas pushimeve”, përfundoi talenti shqiptar i Zvicrës për EO.

Related posts

Panucci nuk “dorëzohet”: Mbron lojtarët dhe kërkon ndryshim të situatës

dritatv

Reali ngec me Villarrealin, barazon 2-2 dhe mbetet 7 pikë larg Barçës

dritatv

Reali e Man. City fitojnë me goleadë, Lewandowski i jep 3 pikët Bayernit

dritatv

Leave a Comment