Wenger mbërrin në fund, një portugez projektohet për Arsenalin

Media britanike ja ka bërë gjyqin me kohë, ndërsa tani është duke ekspozuat çdo ditë emra trajnerësh që mund të përshtaten për drejtimin e Arsenal.

Wenger është trajneri më jetegjatë në nje pankinë në futbollin anglez, por padyshim dhe ai që ma më pak trofe. Humbja e dytë në 4 ditë me të njejtin rezultat, 0-3 nga Manchester City, duket se ka afruar edhe më shumë fundin e francezit në krye të ‘topçinjve’.

Pas Thierry Henry dhe Carlo Ancelotti, emri qe po lakohet më shumë është ai i portugezit që drejton Monaco, Leonardo Jardim. Portugezi që drejton me shumë sukses skuadrën e principatës prej më shumë se 3 vjetësh duket profili i duhur për pankinën e vuajtur në Arsenal.

Nëse Arsenal vendos për Jardim do të ishte një përsëritje e historisë, pasi pikërisht në këtë moshë që ka aktualisht portugezi, Ëenger mori drejtimin e Arsenal, pas një suksesi po me Monaco dhe një vit eksperiencë në Japoni në mes.

Ndërkohë orët e fundit në Londër është përfolur dhe emri i Arteta, ish-mesfushor i Arsenal dhe aktualisht zëvendësuesi i Guardiolës te City./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi