Prezantohet transferi i ri i Barcelonës

Edhe pse u konsiderua mundësia që Junior Firpo t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Barcelonë dje pasdite, kjo punë më në fund do të bëhet në ditën e sotme.

Bisedimet me lojtarin ishin më të gjatë seç pritej dhe pati një ndryshim të vogël të planeve që prishën parashikimet që kishte klubi.

Prezantimi i Firpos, që do të jetë zëvendësimi i Jordi Albas në krahun e majtë, do të jetë bashkë me presidetin Josep Maria Bartomeu.

Pasditen e sotme, në orën 20:00, është caktuar ndeshja kundër Arsenalit për trofeun Gamper dhe ka shumë të ngjarë që Junior të paraqitet para tifozëve përpara se të fillojë ndeshja, pra rreth orës 19:20.

Në klub dje punuan gjithashtu për mundësinë që ai të mund të jepte një konferencë të shkurtër për shtyp para ndeshjes, megjithëse kjo nuk dukej e lehtë.

Si alternativë, Firpo do mund të jap një deklaratë të shkurtër për mediat zyrtare të klubit ose mund ta bëjë në turneun e Shteteve të Bashkuara që Barça do të fillojë nga nesër.

Klubi do të sqarojë gjithçka në një deklaratë kur të zyrtarizojë transferimin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi