Denaj inspektim në jug: Kontrolle në 755 biznese, 40 % me shkelje

Pas çlirimit të hapësirës së Plazhit të Gjipesë, e cili ishte zaptuar nga katër biznese në mënyrë të paligjshme, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj ka zbritur sot në terren së bashku me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi për të kryer kontrolle në kuadër të aksionit kundër informalitetit.

Në fjalën e saj, ministrja e Financave theksoi se në zonën e jugut, nga Vlora në Sarandë janë kryer gjithsej inspektime në 755 biznese, prej të cilave është konstatuar se 40 për qind e tyre janë me probleme ligjore. Ajo paralajmëroi masa më të ashpra në vijim, ndërsa tha se po përgatitet një paketë ligjore që në fokus do ketë të gjithë bizneset që veprojnë kundër rregullave dhe ligjeve të vendit.

“Janë 755 biznese të monitoruara për rajonin e jugut, nga Vlora në Sarandë, nga këto 40 për qind e bizneseve tyre janë kapur me shkelje. Për ne është e rëndësishme të vendosim biznesin  përballë një ndërgjegje se ne jemi aty për të monitoruar. Brenda muajt gusht do të dalim me një paketë ligjore për të goditur të gjithë elementë e paligjshmërisë. Kjo pakët ligjore që po punohet do të synojë një goditje të plotë juridike, pa qenë nevoja për një procedurë kaq të koklavitur, e cila në fund nuk e godet paligjshmërinë”-tha Anila Denaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi