Wanda Nara qan direkt në televizion: Ikardit i hoqën një këmbë

Nuk ishte një javë e qetë për Mauro Ikardin dhe me shumë mundësi aventura e sulmuesit argjentinas me Interin nuk do të jetë e lehtë edhe për shumë kohë. Konfirmimi për këtë vjen nga Uanda Nara, bashkëshortja dhe në të njëjtën kohë agjentia e futbollistit, e cila ka folur për herë të parë pas vendimit të klubit zikaltër për t’I hequr Ikardit shiritin e kapitenit. Në emisionin sportiv “Tiki Taka”, ku ish-modelja ka rolin e opinionistes, ajo me lotësh ka treguar se si e priit sulmuesi këtë vendim.

Wanda Nara Messaggio Ai Tifosi Sui Social Icardi In Lacrime In Maglia Inter

“Bashkë me shiritin, Mauros I hoqën edhe një këmbë. Ai është krenar për këtë skuadër dhe shiritin, ndërsa nuk ka luajtur asnjëherë për para”, ka thënë Uanda Nara, që më pas ka provuar të japë sinjale paqeje për klubin dhe tifozët e Interit. “Kjo skuadër është familja jonë dhe nuk duam të largohemi. Nuk kemi kërkuar asnjëherë rinovimin”, është shprehyr bashkëshortja e Ikardit, duke prekur temën më të nxehtë dhe sipas shumë gjasave, arsyeja kryesore e krisjes së raporteve të futbollistit me klubin.

183030661 4b13a1ef 3f26 47c3 9476 F093c1d3a29f

Po direkt në emisionin sportive ka ndërhyrë edhe administratori i delguar i Interit, Bepe Marota, i cili gjithashtu ka shtrirë dorën e pajtimit, duke forcuar edhe një herë bindjen e tij se vendimi për heqjen e shiritit të kapitenit ishte marrë vetëm për të mirën e Interit dhe nuk ishte një ndëshkim për sulmuesin argjentinas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi