Wallstrom: Dëgjova nga afër tragjeditë e muslimanëve të Arakanit

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, deklaroi se ka vizituar dhe parë nga afër muslimanët e Arakanit që janë strehuar në kampin e refugjatëve në Bangladesh të cilët kanë ikur nga persekutimet e ushtrisë së Mianmarit.

“Kam dëgjuar personalisht nga rrëfimi i grave se si fëmijët janë ekspozuar në dhunë dhe tragjeditë se si janë vrarë anëtarët e familjeve”, ka thënë Wallstrom.

Në artikullin e saj me titull “Shkelja e të drejtave humanitare” në gazetën suedeze Expressen, Wallström ka përshkruar përshtypjet e saj nga vizita në kampet e refugjatëve të Arakanit në nëntor të vitit të kaluar.

Wallstrom, më tej ka tërhequr vëmendjen në atë se Kombet e Bashkuara (OKB) duhet të veprojnë për 900 mijë arakanas që kanë ikur nga persekutimet. “Duhet të ndalet dhuna ndaj arakanasve ndërsa arakanasit që jetojnë në kampet e refugjatëve duhet të dërgohen në vendet e tyre në mënyrë të sigurtë”, tha ministrja suedeze.

Ajo gjithashtu potencoi se OKB-ja duhet të emërojë ambasador për vëzhgimin e ngjarjeve në Arakan, të zhvillojë hetime për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të dënohen fajtorët./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi